Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në urën e Drojës  në Lezhë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjeterin.

Si pasojë janë plagosur tre persona të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po vijon me identifikimin e shtetasve dhe me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 12:30, në afërsi të urës së Drojës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin ukrainas A. D., me një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, i cili është dëmtuar. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 pasagjerë në këto automjete. Të tre janë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të dëmtuar, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: