Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor kryesor, tek Kryqëzimi i Treshit në Lezhë..

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka mbetur e lënduar një shtetase që udhëtonte me një prej automjeteve. E lënduara është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:20, në aksin rrugor kryesor, tek Kryqëzimi i Treshit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti me drejtues shtetasin V. B.. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin V. B., shtetasja A. B., e cila është transportuar me ambulancë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: