Një aksident është raportuar në Librazhd. Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion.
Ndërsa bëhet me dije se janë plagosur 2 fëmijë që ndodheshin në automjet dhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
