Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan.
gazetari Fatmir Popja raporton se aksidenti ka ndodhur në “Kthesat e Murrashit” ku janë përplasur dy automjete.
Për pasojë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një person, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim.
Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por po vijon puna për zbardhjen etyre.
