Një aksident rrugor me një person të plagosur ka ndodhur këtë të diel në Grabian të Lushnjës.

Një endacak i quajtur Flamur Merzhegu është përplasur nga një makinë, e cila më pas është larguar nga vendngjarja.

Merzhegu ka marrë ndihmë mjekësore në spital. Dyshohet se ai është përplasur nga një furgon, nga provat e para nga vendngjarja.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: