Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë.
Sipas raportimeve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën tram.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në zonën e Viale Vittorio Veneto, ndërsa tramvaji po udhëtonte nga Piazza Repubblica në drejtim të Porta Venezia.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë disa ambulanca dhe forca të shumta të emergjencës, të cilat po punojnë për nxjerrjen e të lënduarve dhe sigurimin e zonës.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta por po hetohet për zbardhjen e tyre.
