Një aksident është regjistruar në një subjekt privat minerar në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë.
Sipas të dhënave paraprake, një minator, me inicialet I.K., ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë.
Dyshohet se ai ka humbur jetën, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendngjarje janë nisur forcat e emergjencës dhe grupet e specializuara, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
