Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:50 në aksin kombëtar Gramsh-Cërrik. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si pasojë e përplasjes mes tyre automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin F. A., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin F. A., po kryhen veprimet e metejshme procedurale Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: