Një aksident tragjik është raportuar në rrugën e Kombit. Mësohet se ka humbur shoferi.

Aksidenti se ka ndodhur në segmentin Fushë Dukagjin-Kukës. Shkak mendohet humbja e kontrollit të automjetit. Kamioni ka marrë përpara trafikndarësen dhe më pas ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

“BalkanWeb” mëson se mjeti po vinte nga Tirana për në Kosovë. Ndërkohë si pasojë e përplasjes është bllokuar edhe qarkullimi i lëvizjes së automjeteve.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb