RRËSHEN
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Kombit.
Aksidenti ndodhi në segmentin e rrugës Milot – Rrëshen. Mësohet se janë përplasur tre automjete në hyrje të Rrëshenit.
Dyshohet se si pasojë e aksidentit, disa persona janë plagosur. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se drejtuesi i njërit prej mjeteve, BMV ka humbur jetën. Policia është në vendngjarje.
(d.xh/ Balkanweb)
