Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një automjet i markës Golf ka goditur një këmbësore që po kalonte vijat e bardha. Pas përplasjes, automjeti Golf u godit edhe nga një tjetër mjet tip Audi.

Këmbësorja, një grua e moshuar rreth 65 vjeçe, mbeti e dëmtuar me plagë në trup dhe në gjymtyrë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.

Aktualisht, gruaja po merr ndihmë mjekësore dhe do të transportohet në spitalin e Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

Njoftimi:

Rreth orës 11:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasi R. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin B. S. Si pasojë e përplasjes së këtyre dy automjeteve, kanë marrë dëmtime dy shtetase që po lëviznin si këmbësore në afërsi, konkretisht shtetaset M. K. dhe D. K., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb