Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Trush, ku një 50- vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit i cili për pasojë  është rrëzuar.

Si pasojë shtetasi S. L. është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në fshatin Trush, shtetasi S. L., 50 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. L., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb