DVP Shkodër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. N., 46 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. N., 42 vjeç, banues në fshatin Haraçin, Maqedoni, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion dhe mjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar bordurat anësore të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: