TIRANË

Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik, ku mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: