TIRANË
Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në kryeqytet paraditen e sotme.
Aksidenti ndodhi në rrugën e “Barrikadave”, ku mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 43 vjeç.
Si pasojë e aksidentit shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
