VLORË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Aksidenti sipas informacioneve të para ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës, ku janë përplasur dy makina.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se 5 persona të plagosur kanë mbërritur në Spitalin e Vlorës, dy prej tyre me lëndime të lehte, një në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë me disa lëndime. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb