KRUJË

Një aksident ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar në Krujë, ku kanë pësuar lëndime dy drejtuese dhe 4 pasagjere.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen Alketa Volaj, 33 vjeçe dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen Ornela Osmani.

Për pasojë janë lënduar drejtuesja e “Benz”-it, Alketa Volaj, 33 vjeçe, drejtuesja dhe pasagjeret e “Peugot” shtetaset Ornela Osmani, 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: