TIRANË
Një aksident ka ndodhur te Kopshti Botanik në Tiranë. Një motor është përplasur me një makinë private.
BalkanWeb mëson se si nga aksidenti janë lënduar dy policë, njëri prej të cilëve i Forcave të Posacme “Shigjetat”.
Rezulton se një prej tyre ishte drejtues i motorit që është përplasur me automjetin.
(BalkanWeb)
