TIRANË

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në vendin e njohur si “Tymi” te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se makina ka përplasur 4 kalimtarë. Ata kanë marrë plagë të lehta.
Dy prej kalimtarëve janë dërguar në spital për mjekim, kurse dy të tjerë janë mjekuar në vend.

Në aksident është përfshirë edhe një makinë me targa franceze. Të lënduar kanë mbetur edhe dy turistë francezë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb