TIRANË

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në ish-sheshin “Shqiponja” në kryeqytet.

Një automjet është përmbysur në mes të rrugës, pikërisht në tunelin e ndërtuar së fundmi.

Siç mund të shikohet nga pamjet, makina është përmbysur krejtësisht dhe ka bllokuar rrugën.

Edhe pse përmbysur, automjeti ka ende dritat e ndezura. Duket se shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë drejtuesi i mjetit ka sjellë aksidentin.

Nuk raportohet që nga aksidenti të ketë pasoja në njerëz.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb