Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Elbasanit ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Njoftim i Policisë:

– Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, një automjet tip furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes automjetin me drejtues shtetasin M. L., 24 vjeç, dhe pasagjeren shtetasen S. Sh., 21 vjeçe. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 21-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb