DURRËS

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek rreth rrotullimi pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Mësohet një makinë civile ka goditur nga pas patrullën e policisë duke i shkaktuar dëmtime, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në orën 2:00 të mëngjesit dhe se shoferi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur.
Ndërkohë dy efektivët si fillim u menduan të dërgoheshin në Tiranë në Spitalin e Traumës por më pas janë mbajtur në spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga Policia e Durrësit nuk ka ende një njoftim zyrtar, teksa në një njoftim mëngjesin e sotëm deklaron se janë arrestuar dy drejtues që drejtonin mjetet në gjendje të dehur por nuk flitet për aksident me patrullën e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor që ka kryer veprimet procedurale, ndërkohë që drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb