Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Thumanë–Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas bluzave të bardha, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb