Një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar. Viktima është identifikuar si Ylli Shakaj, pronar i aktivitetit.

Ngjarja ka ndodhur teksa 73-vjeçari ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme. Për shkaqe që ende nuk janë bërë të qarta, panelet janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë Shakajn.

Në vendngjarje kanë nisur ndërhyrjet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet e rrëzuara. Ndërkohë, pritet edhe mbërritja e ekspertizës së Policisë për të dokumentuar ngjarjen.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb