Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria.

Mësohet se automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit shqiptarë ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Raportohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes së fortë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb