Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e aksidentit.
Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
