Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Slloveni, ku një furgon është përplasur me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur në një segment të ngarkuar rrugor, ku si pasojë e përplasjes është krijuar një radhë e gjatë trafiku.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në spital, ndërsa policia po punon për identifikimin e viktimave dhe menaxhimin e situatës në terren.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: