Një aksident trafiku ndodhi të hënën në mëngjes në rrugën Kifissos, në Pire, ku pesë makina u përplasën me njëra-tjetrën.
Nuk u raportua për të lënduar nga përplasja, megjithatë, në vendngjarje pati kaos, ndërsa automjetet që vinin pas u përballën me vonesa serioze.
Trafiku po lëviz me vështirësi, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa forcat e Policisë Rrugore janë aty për të rregulluar trafikun dhe për të larguar makinat.
(BalkanWeb)
