I ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj, gazetari i News24 Igli Çelmeta ka folur për aksidentet nga ashensorët në vend, mungesën e përgjegjësisë nga institucionet dhe mos vijimin e hetimeve.

“Rasti i fundit i aksidentit me ashensorët u regjistrua në datën 7 shkurt të këtij viti, në një pallat në zonën e Astirit. 5 persona të së njëjtës familje janë ngjitur nga kati 0 në katin e 5, në apartamentitn e marrë me qira prej 2 javësh. Në momentin që kanë tentuar të dalin jashtë ashensorit, ai ka pësuar shkëputje të menjëhershme dhe ka përfunduar në katinn zero.

Fatmirësisht ka pësuar dëmtime të lehta vetëm një 56 vjeçare, ndërs 3 personat e tjerë s’kanë patur lëndime. Nga komunikimet me pjesëtarë të familjes kanë deklaruar se edhe ditë të tjera hipnin nga 5 persona në ashensor. Ndryshe deklaroi ISHMT dhe administratori të cilët bënë përgjegjës mbingarkesën si shkak të rënies së ashensorit.

Por, nga komunikimet me ekspertë që merren me ashensorë më kanë deklaruar se nëse ka mbingarkesë, pra një numër të lartë në ashensorë, ai nuk mund të ngjitet në kat 5, pra nuk ngjitet fare. Kështu bie poshtë alibia e institucioneve përgjegjëse për aksidentin e 7 shkurtit në ashensor. Ndërsa rast më i rëndë u shënua në QSUT në 16 maj 2022, një paciente 80 vjeçare u aksidentua bashkë me infermieren që e shoqëronte, ku ashensori pësoi shkëputje.

Ajo që e bën më të rëndë është fakti se ky ashensor kishte pasur problem 2 javë më pare, ishin konstatuar nga stafi i spitalit, por nuk ishin marrë masa për rregullimin e ashensorit. Edhe në këtë rast institucionet përgjegjëse iu shmangën përgjegjësisë.

Në të gjitha rastet kur ka aksidente të tilla nuk kemi persona të ndaluar për këto raste. Thjesht ka shoqërime, deklarime në polici dhe hetimi nuk vazhdon. në 10 vitet e fundit janë regjistrur 4 vdekje nga aksidentet në vendin tonë”-deklaroi Çelmeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb