Avioni i pasagjerëve “Boeing 737 Max” iu rikthye sot fluturimit pas një qëndrimi prej gati dy vjetësh në tokë, si pasojë e përfshirjes në dy aksidente ajrore, që shkaktuan 346 viktima.

“American Airlines 718, fluturimi i parë i “737 Max” që nga marsi i vitit 2019, aktualisht po drejtohet për në Miami, Florida, pasi u largua nga qyteti i Nju Jorkut menjëherë pas orës 10 të mëngjesit me kohën lokale (15 00 GMT)”, njoftoi “Flight Aware” në faqen e saj të internetit për ndjekjen e fluturimeve.

Fluturimi u mundësua pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e vlerësoi avionin në gjendje për t’u kthyer në shërbimin tregtar në nëntor.

Avioni “737 Max” u ndalua pasi sistemi i tij i automatik i kontrollit të fluturimit ishte në bazë të rrëzimeve në Indonezi dhe Etiopi. Në të dyja tragjeditë, pilotët u përpoqën të merrnin kontrollin e sistemit, pasi ai u aktivizua gabimisht pak para përplasjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb