Pasi janë mësuar identitetet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, bëhet me dije se ato ishin motra.
Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rozina Dhimaku (studionte për mjekësi), pasagjere, të dyja motra.
Ndërsa Antonela Zhupa është e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Edhe ajo ishte pasagjere.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.
Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.
(BalkanWeb)
