Kuvendi miraton me 84 vota pro, 0 kundër, zero abstenim, projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor.
Amendamentet për këtë projektligj ishin paraqitur nga deputetët e Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Erjon Braçe.
Kujtojmë se këto ndryshime vijnë pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku drejtuesi i mjetit Nikoll Radaçi 57 vjeç, përplasi tre fëmijë të mitur në trotuar, ku dy prej tyre humbën jetën dhe tjetri mori lëndime të rënda.
