Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë ku si pasojë dy persona janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve, 26-vjeçari F.K ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur makinën tjetër, ku kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët B.K 34-vjeç dhe K.K 27-vjeç.
Autoritetet po hetojnë këtë rast deri në një vendim final për fajtorin e kësaj ngjarjeje.
