Është rënduar bilanci i aksidentit tepër të rëndë të ndodhur në rrugën Fier-Vlorë.

Pas 19-vjeçarit, që ishte drejtuesi i motorit, ka ndërruar jetë edhe adoleshenti 16-vjeçar, që ishte pasagjer në motomjetin e tij. Fillimisht adoleshenti ishte në gjendje të rëndë për jetën, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk iu mbijetoi dot plagëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: