Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e së dielës në Drenas, ku një e mitur humbi jetën.

Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:08. Një veturë me targa kosovare dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është vetë-përplasur.

Si pasojë, një femër kosovare ka humbur jetën nga plagët e marra. Pesë persona të tjerë, përfshirë drejtuesen e veturës, kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Trupi i viktimës u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të prokurorit. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit tragjik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: