TIRANE-Ergi Dini është një këngëtar i njohur. Ergi Dini lindi në Shkodër dhe filloi të këndojë si solist në festivalet për fëmijë. Ai ishte vëllai i këngëtares së njohur Barbana. Ergi frekuentoi liceun artistik Jordan Misja në Tiranë dhe ishte një instrumentist shumë i mirë.

Viti 2013 shënoi një kthesë në karrierën e Ergit. Ai vendosi të paraqitet në audicionet e X Factor Albania ku Ergi u shqua për një timbër zëri mjaft të veçantë, një potencë mahnitëse vokale dhe interpretim mjeshtëror të këngëve. Puna e tij u çmua mjaft nga juria e ‘X Factor’ dhe gjithmonë u konsiderua si fituesi më i mundshëm i këtij kompeticioni.

Me 23 Shkurt 2014, Ergi Dini u shpall fituesi i X Factor Albania. Në 3-shen e më të mirëve u radhit e 3-ta Sarah, konkurrentja nga Italia, për të mbetur më pas mes konkurrencës së fortë mes dy djemve si Ergi Dini & Senad Rrahmani. Me shumicë votash nga publiku Ergi arriti të bëhej fituesi i ‘X Factor Albania 3’, duke bërë kështu fituese për herë të dytë mentoren e tij Tunën.

“Morphine” u titullua singëlli i parë nga Ergi Dini. Ky ishte gjithashtu videoklipi i parë i artistit nga Shkodra dhe me një zë unik. Kënga u këndua në dialektin gegë dhe u kurua me shumë kujdes. Një vit më vonë ai do të konkurronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari do të sillte këngën e shoqëruara me videoklip, “Asnji gram”.

1959284_1383223308617305_632518341_n

11139455_379020862285064_4740523567176940684_n

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb