Të dyja makinat e shkatërruara çka tregon për përplasjen e fortë mes tyre. Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Lezhë-Milot paraditen e sotme, ku humbi jetën një 65-vjeçare që ishte pasagjerë në një prej mjeteve.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb” njëra prej automjeteve është totalisht e shkatërruar në krahun e djathtë dhe e shtypur dhe gomat i kanë ikur, ndërkohë që mjeti tjetër tip “Toyota” është dëmtuar në pjesën e djathtë të përparme.

65-vjeçarja Gjelina Lleshi humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës pas dëmtimeve të marra në aksident. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: