KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kukës-Morinë rreth orës 16:50, e për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe është plagosur një tjetër. Mësohet se një automjet tip “Benz” me targa AA 938 JZ është përplasur me një karroatrec me targa AA 004 LK, çka ka sjellë edhe vdekjen e tre personave. Ndërkohë për shkak të këtij aksidenti është bllokuar qarkullimi në njërën anë të autostradës.
DINAMIKA E NGJARJES
Një automjet tip “Benz” ka dale nga rruga, duke u përmbysur në autostradë. Karroatreci ka shkuar për ta marrë këtë mjet të aksidentuar por një tjetër automjet, Benz ka ardhur me shpejtësi dhe është përplasur me të dhe më pas me trafikndarëse.
Në automjetin “Benz” të aksidentuar udhëtonin 4 të rinj. Tre prej tyre, Elton Rramani nga Burreli, Kristian Tuci nga Mirdita dhe Agron Kurti nga Puka kanë gjetur vdekjen. Ndërsa është plagosur rëndë Arben Rramani, i cili është dërguar me ambulancë drejt Tiranës.
(m.k/BalkanWeb)
