Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Blutë bëjnë me dije se automjeti ka përplasur tre të mitur të cilët po udhëtonin me dy monopatina.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka goditur të miturit, të cilët kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht, ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe nuk raportohet për rrezik për jetën.

Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb