Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”.
Sipas policisë, 52-vjeçari A. K. banues në Tiranë, po lëvizte në një terren me shkurre, dhe duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.
Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
