Ndërron jetë drejtuei 32-vjeçar i mjetit, i cili pak orë më parë u përfshi në një aksident automobilistik.

Në aksin rrugor “Lin–Pogradec”, shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb