Ka ndërruar jetë 80-vjeçari që u përplas nga mjeti tip “Benz” në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Mësohet se i moshuari u dërgua menjëherë në Tiranë pas aksidentit.

Por fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në ambjentet e spitalit të kryeqytetit.

Njoftimi i policisë;

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Udënisht, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases E. S., 24 vjeç, banuese në Udënisht, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kjo shtetase duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin Z. D., 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku më pas ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb