Pamjet që shihni tregojë një kënd tjetër të aksidentit tragjik që i mori jetën sot një 62-vjeçari në Shkodër. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, mjeti që është përfshirë në aksident, tenton të parakalojë një tjetër mjet, duke ecur me shpejtësi të lartë.

E gjithë ngjarja është fiksuar nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident.

Përplasja ka qenë tepër e fortë. 62-vjeçari, Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: