Numri i të vdekurve nga dalja nga shinat e një teleferiku në qendër të Lisbonës u rrit në 17 sot, pasi dy persona vdiqën dhe u plagosën gjatë natës, njoftoi kreu i shërbimit të mbrojtjes civile komunale të kryeqytetit portugez, Margarida Castro.
Aksidenti, i cili ndodhi dje, të mërkurën në mbrëmje, plagosi gjithashtu 21 persona, përfshirë të paktën 11 të huaj, nga të cilët dy janë gjermanë, dy spanjollë, një franceze, një italiane, një zvicerane, një kanadeze, një koreane, një marokene dhe një nga Kepi i Gjelbër, sqaroi Castro.
Flamujt janë ulur në gjysmështizë sot në Lisbonë, ku autoritetet kanë shpallur një ditë zie kombëtare dhe kanë filluar hetimet për shkaqet e aksidentit.
Autoritetet njoftuan se dy linjat e tjera të teleferikut të qytetit u mbyllën për inspektime.
(BalkanWeb)
