TIRANE-Deputeti i PS, Taulant Balla është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme. Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i grupit parlamentar të PS përmes një postimi në Twitter.

Balla thotë se ishte nisur drejt Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte është përfshirë në një aksident automobilistik, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Deputeti shprehet me ironi që për aksidentin të njoftohet edhe “qytetari digjital”.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”-shkruan Balla në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: