Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Ekrem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmprët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë. Për pasojë, ata u dërguan menjëherë në spital, pasi pësuan lëndime të rënda.

Skureni u arrestua 3 ditë më parë pas aksidentit të rëndë, ndërsa hetimet për rastin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.

Raportohet se gjatë seancës gjyqësore ai ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjen, duke u kërkuar falje familjarëve të fëmijëve që u plagosën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb