Aksidentoi për vdekje një 90-vjecar në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, arrestohet shoferi.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se përplasi me automjet, shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: