Durrës – Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2026, ku u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Pas 48 orësh hetime intensive, strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar shtetasin R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Gjithashtu, është gjetur automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se është përplasur biçiklisti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb