Një aksident i rëndë ndodhi dje në Durrës, ku për pasojë një 6-vjeçare mbeti e plagosur, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dje në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb