Një aksion antidroge i befasishëm është zhvilluar gjatë natës së mbrëmshme në Vlorë. Forcat e policisë të nisura nga Tirana në bashkëpunim edhe me oficerët e drejtorisë së policisë së Vlorës kanë mësyrë në zonat problematike, kryesisht në fshatrat e lumit të Vlorës.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Enrik Mehmeti nga aksioni janë shoqëruar 7 persona, të arrestuar qoftë për drogat e forta si kokaina, por edhe për kultivim kanabisi.

Ai shton se bëhet fjalë për një aksion blic të fokusuar në disa pozicione të ndryshme në Vlorë, ndër më problematiket.

Burimet thonë se në këto zona janë evidentuar mbi 40 parcela të mbjella me lëndë narkotike, të cilat kanë qenë në vëzhgim prej ditësh për të bërë të mundur evidentimin e personave që i posedonin.

(foto ilustruese)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb